22Nëntor2017

Kotësia e padive për mospërdorimin e gjuhës shqipe - Dr.Artan Dika

"Sado që për këtë gjuhë u derdh gjak në luftën e vitit 2001, ata që erdhën në pushtet në emër të gjakut të derdhur nuk bëjnë gjë tjetër pos që marrin rrogën, duke e shkuar kohën kot nëpër zyra"

Shqiptarët në Maqedoni janë në gjendje të mjeruar. Mjerimin e tyre e has kudo, në çdo sferë të jetës materiale, përveç nëse bëhet fjalë për shqiptarët që janë pjesë e pushtetit. Megjithatë, mjerimi më i madh i shqiptarëve në Maqedoni është mjerimi i tyre intelektual, mjerimi i mbushjes me letra-diploma që nuk vlejnë asgjë, mjerimi i vlerave, të cilin si rregull e has edhe te shqiptarët që janë pjesë e qeverisë.

Ditëve të fundit mediat në gjuhën shqipe janë marrë me mospërdorimin e gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit. Dhe në vend që kjo çështje të përbëjë shqetësim për ata që i përfaqësojnë shqiptarët në qeverisje, gjuhës shqipe të katandisur si mos më keq, i ka mbetur t’ia “mjekojnë plagët” vetëm mediat dhe OJQ-të. Sado që për këtë gjuhë u derdh gjak në luftën e vitit 2001, ata që erdhën në pushtet në emër të gjakut të derdhur nuk bëjnë gjë tjetër pos që marrin rrogën, duke e shkuar kohën kot nëpër zyra. Atyre nuk ju bën përshtypje asgjë. Ata kanë zhytur kokën si struci dhe për ta çdo gjë është në rregull. Gjuha shqipe sot është gjuhë jetime. Atë nuk ka kush ta mbrojë, atë ka vetëm kush ta poshtërojë.

Lexo më shumë...

BUXHETI I KOMUNËS SE KUMANOVЁS DISKRIMINON QYTETARËT SHQIPTARË


Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dega në Kumanovë, shpreh reagimin e saj të ashpёr ndaj sjelljes dhe miratimit tё buxhetit diskriminues pёr shqiptarёt, për vitin 2013 nga ana e Kёshillit komunal të Komunёs sё Kumanovёs. Siç vërejnё edhe vetë qytetarёt e Kumanovёs me rrethinё, gjithnjë e më shumё vёrehet dallimi në aspektin zhvillimor ndërmjet lagjeve ku jetojnё shqiptarёt dhe lagjeve ku jetojnё maqedonasit.

Sa për informim, buxheti i Komunёs së Kumanovёs për vitin 2013 ngёrthen në vete 28 million euro ( 1 miliard  e 690 million denarë).

Nё bazё tё Buxhetit të kësaj komune pёr vitin 2013, nё seancën e 75-të tё Këshillit komunal tё Kumanovёs ёshtё aprovuar edhe Programi pёr ndërtimin, rekonstruimin dhe mirёmbajtjen e rrugёve, poashtu edhe disa programe zhvillimore nё këtë komunё. Nё kёto programe zhvillimore janё miratuar këto projekte:

Lexo më shumë...

30.000 Euro për "ndërtimin" e dy ambulantave në Strugë, tash më të ndërtuara! - Dr. Artan Dika


10.01.2013 - Miratimi i buxhetit zakonisht është një ngjarje që vihet në qendër të zhvillimeve në një vend. Megjithatë, kësaj rradhe përmbajtja e buxhetit mbeti nën hijen e mënyrës se si u miratua ai. Zënkat dhe sherret politike në shumë vende me mungesë stabiliteti kanë prodhuar kronika rrahjesh në parlament, por ato kanë qenë gjithmonë zënka mes vet deputetëve.

Ajo që nuk mbahet mend të ketë ndodhur deri sot është futja e organeve të sigurimit në parlament dhe largimi me dhunë i deputetëve të opozitës dhe gazetarëve nga parlamenti. Sado që ndokush mundohet ta kalojë të gjithë këtë duke e injoruar si zënkë e sherr mes maqedonëve, thjeshtëzimi i tillë i zhvillimeve përbën pseudopatriotizëm dhe miopi politike.

Lexo më shumë...

Politika diskriminuese edhe në 'mëjen e sporteve të bardha' në Kodrën e Diellit - Prof.Dr. Izet ZEQIRI


09.01.2013 - Qendra turistike Kodra e Diellit ne lartësi mbidetare 1875 m, 18 km largësi nga Tetova, 48 km nga Shkupi, me ski lifta në gjatësi 7 km që lidhë lartësin nga 1100 deri 2500 m. gjithësej 11 ski lifte dhe skijim 40 minuta gjatësi kohore dhe gjithesej gjatësit e stazave 20 km.

Me këto karaktesistika Kodra e Diellit nuk ka asnjë elementë shqiptarë AJO ËSHTË TËRËSISHTË E DESHQIPTARIZUAR edhe pse ky vende pitoresk dhe turistikë gjatë dimrit duhet të jetë ofertë pune për malësoret e fshatrave për rreth siqë janë: Liseci, Shipkovica, Gajra, Rasadishti e të tjere. Sot shumë vende pune që ofrohen nga qendra turistike, hotelet të gjitha janë të mbushur me militant partiak të VMRO DPMNE të cilët vetëm marin rrogë pa asnjëfar produktiviteti në punë. Qendra e skijimit me riorganizimin e qëllimshëm që ka bërë ELEM menaxhohet nga Shkupi nëpërmjet organizatës Elem Turs.

Lexo më shumë...

Sërish po na rrahin?! - Shenazi Salihi


A jemi të përgatitur ne shqiptarët që të festojmë ditëlindje atëherë kur në rrugë luftojmë me vdekjen?

Një natë e qetë dhe e kthjellët, bëhesh gati për gjumë dhe kur rastësisht të bie në sy një lajm tronditës por që nga titulli të duket sikur të jetë i vjetër: “Rihen brutalisht të rinjtë shqiptarë”. Duke menduar se mos bëhet fjalë për ndonjë lajm tashmë të vjetër dhe të lexuar, e mbyll faqen mirëpo në faqen tjetër i njëjti titull me të njëjtin lajm. Rritet kurioziteti dhe hap faqen të lexoj, mirëpo kur lexoj e shoh që është një lajm i ‘’vjetër’’ që e kam lexuar disa herë më parë mirëpo i ndodhur sot në këtë ditë ‘’të madhe të manifestimeve të ditëlindjeve’’.

Lexo më shumë...

Më shumë artikuj...