23Tetor2017

Përdorimi i frikës për qëllime politike

24.02.2014 - Frika gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sonë, dhe gjithmonë do të jetë e tillë. Frika është gjithpërfshirëse dhe univerzale në çdo shoqëri njerëzore. Kapaciteti ynë për frikën është i rrënjosur në trurin tonë si një strategji e lashtë që na mundëson një aftësi të përgjigjemi menjëherë kur mbijetesa jonë është në pikëpyetje. Frika është një pjesë normale e kushtëzimit njerëzor dhe gjithmonë ka qenë një armik i përbetuar i arsyes. Të parët tanë kanë patur një respekt të madh për rezikun që frika i shkakton arsyes. Ata e dinin se nën kushte të duhura, frika mund të nxis orvatje për të dorzuar lirinë ndaj ndonjë demagogu duke premtuar fuqi dhe siguri si shkëmbim.

Roli i frikës në politikë duket i pashmangshëm. Politikanët tentojn të nxisin frikë nëmes votuesve në përgjithësi duke ngritur spektrin e tentimeve të papranueshme dhe jo të tolerueshme ndaj vlerave të larta. Kombet dhe shtetet korrin sukses ose dështojnë varësisht nga mënyra sesi ato ballafaqohen me frikën. Gjithmonë kanë ekzistuar lider duke prezentuar veten e tyre si mbrojtës të atyre që frikësohen edhe pse vet ata kanë mbjellë këtë frikë në radhë të parë. Demagogët gjithmonë kanë premtuar siguri në shkëmbim të dorzimit të lirisë. Nëse liderët eksploatojnë frikën publike për ti dërguar njerëzit në drejtime që ato nuk do të zgjidhnin të shkonin, atëherë frika shpejt mund të bëhet një forcë e keqe që do të shtrydh dëshirën kombëtare dhe do të dobësoj karakterin kombëtar, duke drejtuar kujdesin larg nga reziqet reale që meritojnë një frikë të shëndoshë dhe adekuate, dhe duke krijuar konfuzion rreth zgjidhjeve bazike që çdo komb në mënyrë konstante duhet ti bëjë rreth ardhmërisë së tyre.

Lexo më shumë...

Më shumë artikuj...