Ftesa e zyrtarëve të BDI-së që SHBA, BE, NATO dhe OSBE të monitorojnë procesin për zbardhjen e rastit të fundit me të arrestuarit shqiptarë, janë vetëm shpëlarje goje për të mashtruar opinionin publik dhe tentim për ikje nga përgjegjësia.
Ftesa e çuditshme e BDI-së për vëzhgimin e procesit gjyqësor të të arrestuarve të fundit nga OSBE-ja, është një shou politik i cili të vetmin qëllim ka shmangien e përgjegjësisë së partisë së tij në pushtet para opinionit.
I kujtojmë krerëve të BDI-së se OSBE edhe pa ftesën e tyre i përcjell në vazhdimësi zhvillimet politike në Maqedoni, duke përfshirë edhe vëzhgimin e proceseve gjyqësore me rëndësi por, siç kanë treguar edhe proceset e tjera të vëzhguara nga OSBE: ‘Vreshtat e Rashtakut’, ‘Sopoti’ dhe ‘Brodeci’, roli i OSBE-së aty është vetëm ai i një vëzhguesi të thjeshtë. Së këndejmi ftesat e BDI-së janë vetëm shpëlarje goje për të mashtruar opinionin publik dhe tentim për ikje nga përgjegjësia, sepse sistemi juridik në Maqedoni si edhe angazhimet e OSBE-së nuk nënkuptojnë përfshirjeb e saj në procedurat hetimore apo gjyqësore e as në vendimmarrjet e gjykatave.
18.05.2012 - Vendimi i Qeverisë së RM-së, që parasheh ndryshim të Ligjit për sigurim obligativ kapital financiar pensional, që kësaj jave kaloi leximin e parë, paraqet ndërhyrje shtetërore dhe përzierje në politikën investive të shoqatave pensionale të cilat me ligj janë themeluar për të administruar me paratë e të siguruarve pensional.
17.05.2012 - Komuna e Gostivarit e zgjedhur si një nga komunat më reformatore në Ballkanin Perëndimor kishte nderin të ketë mysafir një delegacion të gjerë prej 60 profesionistëve të Bankës Botërore si përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në sallën e Këshillit të Komunës ë Gostivarit, kryetari Osmani në cilësinë e udhëheqësit të komunës dhe të profesorit universitar, prezantoi në gjuhën angleze të arriturat e komunës për periudhën kohore 2009-2012.
15.05.2012 - Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti kuvendin zgjedhor në degën e Butelit, me ç’rast kuvendarët njëzëri për kryetar të degës zgjodhën pedagogun e gjuhës shqipe, Naser Curri dhe kryesinë 17 anëtarëshe.


